News

Prezantimi i punimit " Metoda risore për konstatimin në kohë të zjarreve të pyjeve me përdorimin e mjeteve fluturuese pa pilotë dhe rrjeteve të sensorëve LoRaWAN" u bë në konferencën vjetore EAEEIE nga MSc. Ing. Jordan Raychev, student pasuniversitar doktorature në Departamentin e Telekomunikacioneve të Universitetit të Ruse «Angel Kanchev» (PP4). Veprimtaria u zhvillua përgjatë 26 dhe 28 shtatorit 2018 në Rejkjavik të Islandës. Qëllimi i punimit ishte prezantimi i dy përqasjeve të ndryshme sa i përket konstatimit në kohë të zjarrit të pyjeve. Përqasja e parë bazohet në një sistem që përbëhet nga një numër mjetesh fluturuese pa pilotë dhe kamera terreni. Sistemi në fjalë është sistemi THEASIS, i cili është edhe rezultati themelor i projektit. Punimi heton gjithashtu konstatimin e zjarrit të pyjeve me përdorimin e rrjetit nga nyje dhe sensorë LoRaWAN. Konferencën e ndoqi gjithashtu Profesorja e Asociuar, Nina Bencheva, PhD, Profesorja e Asociuar. Yoana Ruseva, PhD dhe Ass. Prof. Diyana Kinaneva, PhD – të gjithë anëtarë të grupit SFEDA për PP4. Anëtarët e grupit SFEDA prezantuan pesë punime përgjatë konferencës. Në referim bashkëngjitet material ndihmës.

Search

Who's Online

Kemi 9 vizitues e asnje perdorues online