News

Në kuadër të veprës CiProVoT vullnetarët evropianë të mbrojtjes civile vizituan mjediset e APD DEPIN dhe u informuan për hapat e kryera nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile përfshirë edhe veprimtaritë evropiane ndërkufitare si SFEDA. Ky takim teknik u krye në Administratën e Decentralizuar të Peloponezit, Greqisë Perëndimore dhe Detit Jon, përgjatë secilës u informuan të gjithë vullnetarët lidhur me projektin SFEDA dhe dobitë e tij.

U bë prezantimi dhe përhapja e projektit në Konferencën Kombëtare Vjetore të Universitetit të Ruse dhe Bashkimit të Shkencëtareve të Ruse në Bullgari. U prezantuan dhe u publikuan dy punime – ZGJIDHJE PËR LOKALIZIMIN NË KOHË TË ZJARRIT NË PYJE ME PËRDORIMIN E PLATFORMËS SË AEROPLANËVE DHE MJETEVE KOMPJUTERIKE TË RRJETIT NEURAL dhe VROJTIMI DHE ANALIZA E ZONAVE TË LARGËTA PYJORE SI DHE LOKALIZIMI NË KOHË I ZJARRIT TË PYJEVE ME PËRDORIMIN E DRONE-ve, në kuadër të punimeve të konferencës.

Projekti SFEDA u prezantua nga katër përfaqësues të projektit (Profesore e asociuar Ivanka Tsvetkova, PhD, Profesore e asociuar Nina Bencheva, PhD, Profesore e asociuar Yoana Ruseva, PhD dhe Profesori Mihail Iliev, DSc) në kuadër të diskutimit «Zona e lumit Danub – e integruar, funksionale, antagoniste dhe e sigurt», që u zhvillua përgjatë konferencës «Strategjia e BE-së për zonën e lumit Danub – e tashmja dhe e ardhmja». Konferenca përbënte një nga veprimtaritë kryesore në kuadër të konferencës «Triniteti i lumit Danub» që organizoi Qendra e Informacionit të Rrethit Ruse më dt. 4 dhe 5 tetor 2018. Projekti u thirr që të marrë pjesë në bazë të ftesës së Drejtoreshës së Qendrës së Informacionit të Rrethit Ruse – zonjës Kamelia Mahakian. Në referim bashkëngjitet material ndihmës.

Më dt. 28 nëntor 2018 u prezantua projekti SFEDA para një auditori të madh në mjediset e Bashkisë së Achaia Perëndimore nga ku varet zona e mbrojtur e Kotychi - Strofilia. Aktiviteti i pranishëm u organizua nga Bashkia e Achaia Perëndimore, Prefektura vendore si dhe Administrata e Decentralizuar e Peloponezit, Greqisë Perëndimore dhe e Detit Jon. Qëllimi i aktivitetit ishte informimi i komunitetit vendor sa i përket veprës së SFEDA dhe dobive të saj.

https://far-west.gr/2018/11/dytiki-achaΐa-parousiasi-tou-ergou-epoptias-dasikon-periochon-me-drone/

Search

Who's Online

Kemi 21 vizitues e asnje perdorues online